MENU
klinika

Fjala e plotë

Kryemadhi mesazh Ramës: Pranvera s’ndalet me…

22.03.2019 - 13:26

Në kuadër të festës së “Sulltan Novruzit”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar sot nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ku edhe dha disa mesazhe të qarta.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se opozita me djegien e mandateve tregoi dashurinë për kombin dhe theksoi se opozita sipas saj nuk do të ndalet; “pranvera nuk mund të ndalet, nëse shkelet një lule”, u shpreh ajo nndër të tjera.

Fjala e Kryemadhit:

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, sot është 22 marsi dita e Sulltan Novruzit, është dita e demokracisë njerëzore. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore, ashtu sikurse edhe në 22 mars u vendos pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.

Në këtë ditë kaq të bukur pranvere, kur çelin lule pafundësisht, mund ta shkelësh dhe prishësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën. Në këtë ditë ju uroj gëzuar gjithë shqiptarëve, në veçanti bektashinjtë.

Opozita bëri ndarjen përfundimtare të çdo pazari, djegia e mandateve vendosi shinat, kornizat e dialogut. Tregoi që gjërat duhet të vendë edhe njëherë në shtratin Kushtetues.

Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija në betejnë e Qetrbelasë. Beteja të tilla janë beteja që kanë kosto, por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë atë që thashë më përpara.

Dikur ai solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.