MENU
klinika

Temperaturat

Surprizon moti/ Dimri s’ka ikur, ç’na pret pas një fundjave pranverore

11.03.2019 - 08:46

Pas temperaturave pranverore që na solli kjo fundjave, ditën në vijim pritet që të jenë me temperatura të ulëta, madje në disa zona parashikohet edhe rreshje dëbore.

Sipas Meteoalb pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.

“Vlen të theksohet se pikërisht Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve”, parashikon Meteoalb.

Po ashtu parashikohet që muaji mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”