MENU
klinika

Deklarata

Takimi me mjekët/ Rama flet për shëndetin e tij: Nga konsultat rezultoj…

26.03.2019 - 12:45

Teksa ishte i pranishëm në një takim me mjekë dhe specialistë shërbimesh, kryeministri Rama komentoi edhe akuzat për shëndetin e tij.

Ai i është përgjigjur akuzave duke thënë se nga të gjitha konsultat që ka bërë ka dalë i suksesshëm.

Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua.

Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjthmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë.

Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm përballë gjithë cfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Nicja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: çfarë nuk të vret të forcon.

Dhe ju jeni sot më të fortë se cishit para se t’ju godisnit dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua”, tha Rama.