MENU
klinika

Deklarata

Takimi me OSBE/ODIHR, Balla: Zgjedhjet lokale me standarte demokratike

19.03.2019 - 21:20

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit.

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov zhvilluan sot një takim Ballën në selinë rozë.

“Sapo u takova me Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Folëm për kuadrin zgjedhor dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore”,– thotë ai.

Të dy këta përfaqësues kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të misonit të tyre faktmbledhës pak para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pas Ballës, ata pritet të zhvillojnë një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin