Në një takim me strukturat në Fier, kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se mbështetja e ndërkombëtarëve për kryeministrin Rama është zero.
Gjithashtu ajo tha se nuk duhet të ketë sugjestionim për deklaratat e ndërkombëtarëve, pasi sipas saj ata janë të paguar e bëjnë qoka.
“Keni dëgjuar deklarata të ndryshme, jo ky eurodeputeti këtu, jo ky eurodeputeti atje. As mos u sugjestiononi fare. Asgjë nuk janë. Deklarata të paguara, të bëra qoka, për t’u përkthyer në përkrahje për eurodeputetë, diku me koncesione diku me para e diku me shërbime në natyrë”, tha ajo.
Kryemadhi tha se vendet e BE-së nuk mund të pajtohen me faktin që Shqipëria është kthyer në një kështjellë të krimit të organizuar.