MENU
klinika

Votimi i parlamentit europian

“Të pezullohen negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE”

14.03.2019 - 10:31

Me një votim jo të detyrueshëm, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për pezullimin e bisedimeve të pranimit me Turqinë, duke përmendur shkeljet kundër të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Turqia e ka quajtur votimin si të pakuptimtë.

Ligjvënësit miratuan rezolutën simbolike jo detyruese me 370 vota pro dhe 109 kundër, me 143 abstenime.

“Parlamenti Europian mbetet i shqetësuar seriozisht për rekordin e dobët të Turqisë në mbajtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe sistemin e saj të gjithanshëm presidencial”, thane ata në një deklaratë të mërkurën vonë.

Qeveritë e BE do të duhet të votojnë me shumicë për t’i dhënë fund ofertës së pranimit të Turqisë në BE, gjë që do të bëjë që të shkëputen disa programe financimi.

Kati Piri, një ligjvënës socialist holandez dhe raportues i BE mbi Turqinë, tha se thirrjet e përsëritura evropiane për Ankaranë për të respektuar të drejtat themelore kanë “rënë në vesh të shurdhër”.

“Në krye të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, dhe faktit që Turqia mban rekordin botëror për numrin e gazetarëve në burg, kushtetuta e ndryshuar kohëve të fundit konsolidon autoritarizmin e Erdogan”, tha Piri në seancë plenare.

Në një deklaratë, ministria e jashtme turke hodhi poshtë votimin e Parlamentit Evropian duke e quajtur si “njëanshëm” dhe “të pabazë”.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi ynë strategjik”, tha ministria e jashtme, duke i bërë thirrje bllokut të mbajë bisedime konstruktive dhe modernizimin e bashkimit doganor.

Gjatë votimit të së mërkurës, ligjvënësit evropianë gjithashtu e njihnin rolin e Turqisë në mbajtjen e më shumë se 3.5 milionë emigrantëve sirianë. Ata gjithashtu kërkuan që fondet evropiane të përdoren nga qeveria turke për të mbështetur grupet e shoqërisë civile.

Parlamenti miratoi qëndrimin e tij dy ditë përpara se shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini të takohet me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.