MENU
klinika

Tallin deputetët e rinj

Të rinjtë e PD hedhin shashka te Kuvendi

13.03.2019 - 10:44

Para godinës së Parlamentit, kanë mbërritur disa të rinj të Partisë Demokratike ku me pankarta thumbuese në duar, kanë ironizuar deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se janë të blerë me 300 mijë euro nga qeveria.

Pasi kanë ngjitur pankartat, raportohet se të rinjtë kanë hedhur edhe shashka para Parlamentit e më pas janë larguar.

Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH . Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz.

Nuk mungon as gardhi metalik në 2 anët e pedonales për të ruajtur hyrjen pa incidente të deputetëve. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur Garda e Republikës.

Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë Parlamentit janë forcat RENEA.