MENU

Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Strugë, vritet 23-vjeçari shqiptar

01.03.2019 - 08:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Strugë mbrëmjen e djeshme.

Një 23-vjeçar shqiptar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Maqedoninë e Veriut.

Autori me iniciale U.B nga fshati Poum ka qëlluar me armë ndaj disa shqiptarëve.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 23-vjeçari, Z.B dhe është plagosur shoku i tij V.B.

Autori pasi ka qëlluar me armë është vetëdorëzuar në stacionin policor të Strugës. Policia maqedonase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.