MENU
klinika

TEC-i i Korçës

Sotiraq Filo letër dy ministrave: Mos e aprovoni

10.03.2019 - 13:07

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo është kundër ndertimit të TEC-it në Korçë. Qëndrimin e tij kundër ai e ka pshprehur përmes një letre drejtuar ministrit të Mjedistit, Blendi Klosi dhe ministres së MEI, Belinda Balluku.

Ai kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të qytetit të Korces.

“​Ju kërkoj mos aprovimin e këtij projekti, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, thuhet në letrën e Filos.

Dhjetëra banorë të fshatit Sheqeras, në Korçë, kanë protestuar më herët pasi kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në fshatin e tyre. Banorët u shprehen se janë kundër projekt ligjit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it në zonën e tyre, pasi ndërtimi i tij do të kthejë zonën në një hapësirë të pabanueshme.

kolana e librave

Projekti, që u njoftua pak kohë më parë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë statusin e investitorit strategjik me kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Projekti parashikon realizimin në zonën e Korçës të një termocentrali me cikël të kombinuar me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike me 60% ose 5990 kj/këh me kapacitet 480.9 MW.

Sipas projektit, synimi është që të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 909 182 metër në Korçë, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë, Barç, Zëmblak, Malavec, Nevicisht për realizmin e termocentralit, lidhjes me TAP, lidhjes me sistemin e ujit, ndërtimin e shtyllave të linjës së transmetimit dhe ndërtimin e shtresës së nënstacionit Zëmblak.