Telashe për ish-yllin e futbollit anglez dhe atij botëror, David Beckham, i cili në karrierën si futbollist ka veshur fanellat e Manchester , Real Madrid, Milan e PSG.
Nëntorin e kaluar, ish-futbollisti është filmuar nga një kalimtar teksa po i jepte Bentlin e tij në Ëest End, por njërën dorë e kishte në timon dhe tjetrën te smartfoni i tij.
Beckham e ka pranuar shkeljen dhe ia ka besuar çështjen në fjalë avokatit të tij Nick Friman.
Ndodh shpesh që edhe personazhet e njohur të sportit të kapen duke shkelur rregullat dhe të ndiqen penalisht, por në fakt gjithë procesin e ndjekin avokatët e tyre dhe zakonisht gjithçka mbyllet me pagesë, pasi kjo pjesë nuk është problem për “VIP”-at e sportit.