MENU
klinika

Tension me burrat?

Gratë shqiptare rekord në Europë

22.03.2019 - 09:46

Në Shqipëri, edhe pse kohërat kanë evoluar marrëdheniet burrë-grua sërisht kanë mbetuar disi të tensionuara.

Në vendin tonë, gratë ende luftojnë për barazi me burrat, pasi ekziston ende një hendek i madh midis grave dhe burrave, kryesisht në pagë.

Në anketën e cilësisë së Jetës, e cila është kryer nga Komisioni Europian rreth 40% e grave të anketuara janë shprehur se midis grave dhe burrave në Shqipëri ka shumë tension.

Kjo përqindje është më e larta e shënuar në të gjitha vendet e BE-së.

Tensioni midis dy gjinive:

-40% e të anketuarve e vlerësojnë marrëdhenien si “disi të tensionuar”
-20% e të anketuarve e vlerësojnë marrëdhien e “pa tensionuar”

-49% e grave janë përgjigjur se marrëdhenia midis dy gjinive është “shumë e tensionuar”
-32% e burrave janë përgjigjur se marrëdhenia midis dy gjinive është “shumë e tensionuar”.

Anketa e Cilësisë së Jetës:

-U krye në vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë
-U mor një kampion përfaqësues nga secili shtet
-Janë kryer në total 104 pyetje
-Ka në fokus shërbimet publike si:

a. Shëndetësia
b. Përkujdesi afatgjatë
c. Përkujdesi ndaj fëmijëve
d. Cilësia e shkollave