MENU
klinika

Tifozët kundër lojtarëve

Tension para “El Clasico”-s, sulmohet Reali

02.03.2019 - 12:03

Sonte në mbrëmje, në 20:45, do të luhet sërish “El Clasico”, ku Real Madrid pret në “Bernabeu” ekipin e Barcelonës, që vetëm para 3 ditëve fitoi 3-0. Sfida e sotme luhet në kuadër të kampionatit.

Edhe në Barcelonë, Real Madrid u turpërua, duke pësuar 5 gola në fazën e parë dhe tifozët madrilenë janë irrituar nga kjo situatë, pasi katalanasit kanë barazuar fitoret në total në historinë e këtyre dy skuadrave.

Tifozët kanë shfryrë dufin në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tyre, në qendrën sportive “Valdebebas”.

Një grup mbështetësish të Real Madridit i ka pritur me kritika dhe ofendime lojtarët, që vinin në stërvitje me makinat e tyre. Situata ka qenë e tensionuar, aq sa është bllokuar edhe qarkullimi në një moment, ndaj duhej të ndërhynte policia.

Tifozët nuk kërkonin më autografe nga idhujt e tyre, por iu zinin rrugën makinave dhe përplasnin në xhamat e tyre të mbyllur tërë zemërimin përmes fyrjesh.

Kamerat sportive i kapën të gjitha tensionet, që u përjetuan të premten, në fillim të trajnimit të Real Madridit. “Marca” i ka bërë publike këto pamje, përmes videos së mëposhtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN