MENU
klinika

Protesta e opozitës

Tensionohet situata tek Kuvendi, 5 të lënduar mes tyre 3 policë

16.03.2019 - 13:36

Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit. Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellës i hedhur nga policia ka dhënë efektet e para tek protestuesit. Një prej tyre është shtrirë në tokë teksa në ndihmë i kanë ardhur protestues të tjerë, duke i dhënë ujë dhe duke e mbajtur.

Ai ka vazhduar të qëndrojë përtokë në pamundësi për t’u ngritur për disa minuta.

Ndërkohë mësohet se 3 policë janë lënduar pasi protestuesit kanë qëlluar me sende të forta.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar nisi protestën para godinës së Kryeministrisë në orën 11:00. Kjo është protesta e pestë nga 16 shkurti por e dyta para Kryeministrisë.

Në terren jane angazhohuar 1600 efektivë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, godina është veshur me llamarina në ambientet e jashtme.

“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”

BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit!

"Sot jam në betejën më të rëndësishme të jetës time!"

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes