MENU
klinika

Nga The Guardian

Theresa May, tre herë e pafat…

18.03.2019 - 14:46

Në shkurt, Angus Walker i ITV raportoi për një bisedë publike që kishte dëgjuar në një hotel në Bruksel. Personi që po fliste ishte negociatori kryesor i Brexit, Olly Robbins, i cili po bisedonte me kolegët. Robbins shprehu pikëpamjen e tij se zgjedhja për deputetët në mars do të ishte nëse do të mbështesnin marrëveshjen Brexit të Theresa May ose të shtynin afatin. Shtyrja mund tua ndryshojë mendjen deputetëve që kishin votuar më parë kundër marrëveshjes, argumentoi Robbins.

Megjithatë, pesë javë më vonë, parashikimi i Robbins ende duket me vend.

Një javë më parë May humbi votimin e dytë “kuptimplotë” për marrëveshjen e saj të Brexit të martën e kaluar. Ajo është duke u përgatitur përsëri. Ka shenja të pagabueshme se vazhdon përsëri me idenë “Ose marrëveshjen time, ose do të hidhemi nga shkëmbi”.

Në votimet e të mërkurës dhe të enjtes, deputetët hapën një derë për një të ardhme shumë të ndryshme të Brexit nga ajo që May po lufton. Deputetët kanë lënë të hapura një sërë mundësish, duke përfshirë një Brexit shumë “më të butë” dhe një referendum të dytë.

Shumë njerëz po alarmohen nga ideja se BE mund të këmbëngulë që Britania të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të këtij viti si çmim për shtyrjen pothuajse të pashmangshme të nenit 50. Tani mbi Britaninë ka shumë presion…

Disa nga ato presione po vijnë nga poshtë, jo vetëm nga lart.

Kjo gjendje mund të sjellë tri përfundime. E para është se presioni nga ata që duan të qëndrojnë dhe nga ata që mbështesin idenë e “Brexit të butë” po bën efekt. E dyta është se këto ngjarje mund të ishin parashikuar, dhe jo vetëm nga Robbins. Ndarjet e Britanisë mbi Brexit bënë thirrje për kompromise dhe zgjedhje, ide që duhej të ishte përqafuar, e jot ë mohohej. Parlamenti ka filluar të rregullojë një ekuilibër që idetë dhe planet e Mayt kërkojnë të shkatërrojnë.

Konkluzioni përfundimtar është se e gjithë kjo do të vazhdojë. Brexit nuk është një moment i vetëm, por një proces. As 2016 as 2019 nuk është fundi. Nëse May mund të arrijë marrëveshje, kjo nuk është fundi.

Marrëveshja e saj ka të bëjë me largimin nga BE. Marrëdhënia e ardhshme mbetet për t’u negociuar. Mbështetësit e një Britanie të Bashkuar duhet të jenë të fortë. Brexit është një proces i dështuar sepse, mbi të gjitha, kjo është një ide e keqe. Më shumë njerëz po e kuptojnë këtë.

Fiton apo humbet votimin, kjo s’ka rëndësi:  May e ka humbur betejën.

Editorial i The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”