MENU
klinika

Deklarata

Thirrja në Prokurori/ Basha: Kërkoi që të bëhen publike…

25.03.2019 - 10:56

Pas marrjes në pyetje nga prokuroria, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat.

Ai tha sot para mediave se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelu asnjëherë ligjin dhe se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.

“Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ.

Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.

Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjia nga SHBA e Britani e Madhe që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani.

I kërkoji prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë ti bëj publike“, u shpreh Basha.