MENU
klinika

Foto dhe video ekskluzive

Tifozët dhurojnë spektakël para derbit

01.03.2019 - 17:59

Derbi ka ditë që ka nisur, me deklarata e thumba nga të dyja palët, por tashmë ka ardhur që tifozëritë të përballen me koreografitë e tyre në stadium.

Tirana është pritës dhe natyrisht që ka më shumë tifozë, rreth 6 mijë të tillë bardheblu priten të mbushin “Selman Stërmasi”. Ata kanë ardhur nga rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Konica.al sjell ekskluzivisht foto dhe video të marshimit të tifozëve të Tiranës drejt stadiumit. Fotot dhe videot janë mundësuar nga Denis Vogli.

Tifozet e Tiranes

Partizani është udhëtues në derbin e sotëm, kështu që mbështetja në stadium pritet të jetë më e vogël për të kuqtë. “Ultras Guerrils” janë organizuar dhe kanë nisur marshimin nga baza e tyre drejt stadiumit “Selman Stërmasi”.

 

Afro 1600 tifozë të kuq do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre, në këtë përballje të zjarrtë.

Nuk mungojnë as logot e tifogrupit të kuq në tabelat e sinjalistikës rrugore. Një numër i konsiderueshëm policësh shoqëron “Ultras Guerrils” në marshimin e tyre, për të shmangur një përplasje të mundshme me tifozërinë rivale.

Një balonë me stemën e Partizanit po bën xhiro mbi stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo balonë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardheblu, të cilët kanë reaguar me vërshëllima.

Formacionet zyrtare

Tirana: Abibi, Hoxhallari, Imami, Turtulli, Kërçiku, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: A.Mema.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Idrizaj, Atanda, Duka, Telushi, Mala, Mensah, Asani, Bardhi. Trajner: S.Gega.

Arbitra: E.Jorgji, D.Myftari, N.Bregasi, J.Xhaja, E.Rusta

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN