MENU
klinika

Basketboll

Tirana siguron “play off”-in në Kamëz

15.03.2019 - 20:56

Ndonëse nuk e ka shkëlqimin e viteve të fundit, Tirana ka arritur të sigurojë “play off”-in në basketboll për meshkuj pas fitores në Kamëz ndaj skuadrës vendëse 95-82.

Përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipe me objektiva  të ndryshëm këtë sezon, ndaj takimi i luajtur në Kamëz ka qenë në përgjithësi i ekuilibruar.

Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, për në fund fituan me meritë basketbollistët e Tiranës, që krijuan një epërsi në lehtë në pjesën e dytë.

Kamza tentoi të marrë një fitore, që do ta largonte nga fundi i renditjes, por pa sukses, duke rrezikuar Superligën, ashtu sikurse edhe Vllaznia.

Tirana dhe Teuta ne basketboll
Tirana dhe Teuta ne basketboll

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 16-të

Kamza Basket – Tirana 82-95

E shtunë, 16 mars

Goga Basket – Vllaznia, ora 17:00 (Akademia Goga)

Teuta – Partizani, ora 18:00 (Durrës)

Basketboll – Superliga Femra, Grupi A, java e 16-të (16 mars)

Elbasani – Flamurtari, ora 12:00 (Elbasan)

Studenti – Vllaznia, ora 15:00 (Asllan Rusi)

Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, ora 17:00 (Fahrie Hoti)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN