MENU
klinika

Detajet

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset 30-vjeçari

14.03.2019 - 22:25

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka edhe të plagosur.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosuri është rreth 30 vjeç dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarje për zbulimin e plotë të saj.