MENU
klinika

Bundesliga

Tjetër gol i Rashicës, kap Lewandowskin

17.03.2019 - 14:41

Sulmuesi kosovar Milot Rashica ka shënuar edhe sot në transfertën që Ëerder Bremen po luan ndaj Bayern Leverkusen.

Një kundërsulm vrasës i skuadrës mike dhe një pasim perfekt i Kruse e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.

Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë një asist.

Ndërsa për vitin 2019 ka shënuar plot 5 gola, aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munchen. Një javë më parë Rashica shënoi dopietë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN