Duket se rrjedhjet në LSI nuk paskan të mbaruar. Këtë herë një tjetër kandidat ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.
Nimet Musai do të jetë kandidati i katërt nga rradhët e LSI, i cili pranon të marrë mandatin që dogjën deputetët e opozitës duke zëvendësuar kështu ish-deputetin Petrit Vasili.
Tre ditë më parë një tjetër kandidat i LSI “tradhëtoi” duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Bëhet fjalë për Ralf Gjonin i cili ka pranuar mandatin e deputetit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thirrur 15 kandidatë të tjerë për të marrë mandatet e deputetëve të lëna nga opozita.
Kandidatët e thirrur janë 12 emra nga radhët e Partisë Demokratike dhe 3 emra nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga qarqe të ndryshme të vendit ku përfshihet Tirana, Lezha, Elbasani, Dibra Vlora dhe Fieri.