MENU
klinika

Portieri shqiptar

Tottenham “hedh grepin” për Strakoshën

06.03.2019 - 19:41

Pas Liverpool-it, një tjetër klub i madh anglez është në lëvizje për të marrë portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që aktualisht luan me Lazion në Itali.

Sipas medieve italiane, Tottenham e sheh Strakoshën si një përforcim cilësor për të zëvendësuar kapitenin e saj dhe njëkohësisht të përfaqësueses franceze, Hugo Lloris.

Lloris është shfaqur në nivele të larta në vitet e fundit dhe vazhdon të jetë, por te Tottenham mendojnë për të ardhmen e kësisoj janë vënë në ndjekje të një portieri më të ri në moshë.

Ky interesim i bërë publik nga mediet italiane vjen pas atij të verës së kaluar nga Liverpool, i cili përfundoi duke zgjedhur Allison të Romës.

thomas strakosha
thomas strakosha

Kjo, pasi Lazio refuzoi çdo ofertë që i erdhi për portierin shqiptar, ndërsa edhe ky i fundit dukej i kënaqur në Itali dhe rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2022.

Por në klube e shohin se ky mirëkuptim mes palëve ka nevojë edhe për një shpërblim, sidomos duke parë se vlera e Strakoshës vazhdon e rritet, ashtu si përmirësimi dhe niveli i paraqitjeve të tij.

Ndaj pritet që së shpejti të rinegociohet marrëveshja e bashkëpunimit dhe të përmirësohet kontrata, falë së cilës ai aktualisht përfiton 1 milion euro në vit, duke e rritur në nivelet e lojtarëve më të mirë të klubit italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri i Kombëtares shqiptare

E bujshme, Inter mund të marrë Strakoshën

Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”