MENU
klinika

Premier League, Java 29

Tottenham shmang humbjen në derbi

02.03.2019 - 15:26

Pas dy humbjeve radhazi, duke dalë nga gara për kreun, Tottenham nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në derbin londinez me Arsenal. Një pikë që duket më mirë për “Spurs”.

Ishte Ramsey (në verë do të luajë për Juventus) ai që kaloi Arsenalin në avantazh në minutën e 16-të. Rikthim me gol për Ramsey, duke e mbyllur pjesën e parë 0-1 në favor të Arsenal.

Në të dytën janë vendasit më kërkues dhe shpërblehen me penallti në minutën e 74-t, teksa Harry Kane tregohet i saktë. Është goli i 16-të i Kane, 2 më pak se shënuesi më i mirë Aguero.

Tottenham u përpoq deri në fund për ta fituar ndeshjen, ndërsa kundërsulmi i Arsenalit nuk funksionoi si duhet për të triumfuar në derbi.

Aubameyang në fund humb edhe një penallti, që mund t’i kushte dhënë 3 pikë Arsenalit në sekondat e fundit. Tottenham nuk fiton prej 3 ndeshjesh, ndërsa Arsenal rrezikon vendin e katërt.