16.03.2019 - 21:38
Teksa ishte e ftuar në “Kjo Javë”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli në lidhje me dy deputetët e dalë nga listat, Ylli Shehun dhe Ralf Gjonin.
Ajo nuk komentoi vendimin e tyre, por u shpreh se të dy ata nuk kanë qenë aspak besnikë sipas saj.
‘Nuk mendoj që minutat dhe sekondat e emisionit tuaj ia vlejnë për të komentuar këta dy njerëz.
Absolutisht ata nuk kanë qenë besnikë. Meqë Ralfi ka marrë urdhër nga SHBA shpresoj që problemet e tij familjare të zgjidhen‘, tha Kryemadhi.