MENU
klinika

Detajet

Trafikimi i 2.5 ton drogë/ Gjykata dënon 3 doganierët

06.03.2019 - 12:35

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 7 nga të arrestuarit e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017. Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen.

Ndërkohë, Gjykata dënoi me nga dy vjet burg 3 punonjësit e doganës, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

Nga ana tjetër, Altin Katundi është shpallur i pafajshëm. Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.

Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë