MENU
klinika

Vijojnë verifikimet

Trazirat në protestë/ Polica shoqëron 23 persona

28.03.2019 - 19:42

Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 protestues, të cilët dyshohet se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre.

Sipas informacioneve, të shoqëruarit ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate.

Në të njëjtën kohë, vijojnë verifikimet e të shoqëruarve nga strukturat policore, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë filluar të mblidhen para ambienteve të Policisë së Tiranës duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.