MENU
klinika

Nga Altin Bamllari

Tre histori të vërteta

08.03.2019 - 10:35

Një biznesmen që mbylli aktivitetin e tij në Shqipëri, me mbi 40 punëtorë, u vendos ne Gjermani. -Bleva një lavazh, tha, sa për t’ia nisur me diçka të vogël. Punësova fillimisht dy vetë. Pesë letra falenderimi njëra pas tjetrës më erdhën nga zyra e punës. Në Shqipëri… Eeeh, ti e di vetë.

Një tjetër biznesmen shqiptar, ky në Belgjikë. -Hapa një lokal të vogël, më tregonte para ca viteve. Kisha 6 të punësuar. Menaxhimin ia lashë kunatit. Në fillim shkoi mirë, por pastaj kuptova që po më vidhnin dhe situata më doli nga duart. Në djall lokali, thashë, dhe shkova ta mbyll. Zyra e tatimeve gati sa s’më përgjërohej për të më bindur të rishikoja vendimin sepse nuk donin kurrësesi të dilnin në asistencë sociale 6 njerëz. -Do të të ndihmojmë me ç’të mundemi, më thanë…

Të tretën do t’ua tregoj pas ca ditëve. Është gallatë fare, por edhe e frikshme. Ndaj, do doja ta shpërndanit të gjithë…