Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës nga studimi për tregun e punës për Ballkanin Perëndimor, vihet re se Shqipëria mban disa rekorde të tjera.
Kryesisht, Shqipëria mban rekord për vetëpunësimin.
Sipas këtij studimi në Shqipëri të vetëpunësuarit përbëjnë 35% të totalit.
Kjo normë në vendet e tjera të rajonit është 12%, 3 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.
Banka Botërore bën me dije se norma e të vetëpunësuarve në tregun e punës në Shqipëri nga 2015 e deri më tani është rritur me 10 pikë përqindjeje.
Cili është sektori që ka normën më të lartë?
-Është sektori i bujqësisë
-Shumica e atyre që merren me bujqësi deklarohen si të vetëpunësuar.
Cili është rekordi tjetër që thyen Shqipëria?
-Bëhet fjalë për punësimin me kohë të pjesshme
-Në vendin tonë norma e punësimit part-time fiksohet në 18%
-Hendeku mes meshkujve dhe femrave është i madh, sepse ke fenomen është më i përhapur tek femrat