A. Çfarë Politikë/Strategji?
Konsiderim dhe vlerësim të studiuar të alternativave të tregut të tokës (shitblerja dhe qiradhënia), në dobi dhe në funksion të konsolidimit të fermës familiare.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se problematikat e konsolidimit të fermës familiare janë të një rëndësie kapitale për zhvillimin e bujqësisë. Ne theksojmë se konsolidimi i fermës familiare duhet parë dhe gjetur:
• Së pari, te konceptet tradicionale të familjes dhe rregullave të trashëgimise. Lidhur me këtë çështje dhe duke ju referuar Wheeler (2000), ne theksojmë se ekziston një mospërputhje ndërmjet koncepteve tradicionale të familjes dhe rregullave të trashëgimisë. Situata e mësipërme ka bërë që të përfshihet në ligj konflikti social midis modelit tradicional të solidaritetit familjar dhe të unitetit nga njëra anë dhe individit e familjes së ndarë në njësi të tjera familjare nga ana tjetër.
• Së dyti, te tregu i tokës (shitblerja dhe qiradhënia). Dihet se tregu i tokës, ka një rëndësi të jashtëzakonshëm për kapitalizimin e sektorit bujqësor. Ai do të siguronte efikasitetin e nevojshëm në shpërndarjen dhe përdorimin e tokës bujqësore tani dhe në perspektivë, ne rritje e nivelit te intensifikimit dhe për pasojë dhe të punësimit në sektorin e bujqësisë.
Por duhet theksuar se krahas mangësive që lidhen me ekzistencën e kuadrit ligjor, mbi të cilin duhet të funksionojë tregu i tokës, kushtet konkrete të vendit evidentojnë një sërë faktorësh, të cilët frenojnë dhe nxisin proçesin e shitblerjes së saj.
• Në grupin e faktorëve që frenojnë shitblerjen e tokës mund të përmenden: lidhjet e forta që fshatari ka me tokën; psikologjia e tij që të mos e shes tokën që ka trashëguar nga babai; deziluzioni që ai pësoi nga ish sistemi kooperativist; mbipopullimi i familjeve fshatare; ekzistenca e mjaftë problemeve që lidhen me pronësinë dhe që janë evidente në mjedisin rural të vendit; siguria afatgjatë që përbën për ta toka, pasiguria e tregut, etj.
• Në grupin e faktorëve që nxisin shitblerjen e tokës mund të përmenden: fragmentarizimi i theksuar i tokës dhe domosdoshmëria e konsolidimit të saj; nevoja e arritjes së parametrave optimale në madhësinë e fermave; tendenca që shfaqet tek brezi i ri për të mos u angazhuar me aktivitet bujqësor etj.
C. Si kjo Politikë/Strategji?
Konsideruar dhe vlerësuar sa më sipër, ne gjykojmë se është e domosdoshme që:
• Të rishikohen ose dispozitat e Kodit Civil mbi familjen fermere ose ato që lidhen me trashëgiminë, ose që të dyja së bashku, në dobi të mos copëzimit të fermave dhe të konsolidimit të tyre.
• Të mbështetet/stimulohet qiraja e tokës, veçanërisht qirja kundrejt një pjese të prodhimit (dhe që përfaqëson pagesën për përdorimin e tokës me një përqindje mbi prodhimin e realizuar në një sezon prodhimi), pasi kjo mund të konsiderohet si një strategji mjaftë e mirë e konsolidimit të fermës.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme, ndër të cilat mund të theksohen:
• Rritje të madhësisë së fermës dhe konsolidim të saj.
• Rritjen e mundësive për më shumë investime në bujqësi.
• Rritje të nivelit të punësimit në bujqësi.
• Rritje të niveleve të prodhimit dhe frytshmërisë së tij.
Politikë mbështetëse me fokus grupet e prodhuesëve
Konsideruar rezultatet e arritura në kuadër të politikave aktuale të mbështetjes së prodhueseve individuale, analizat dhe vlerësimet e deritanishme na çojnë në konkluzionin se kjo formë e politikës mbështetëse nuk i kontribuon: rritjes së madhësisë së sipërmarrjeve bujqësore; zgjidhjes së problemeve të lidhura me fragmentarizimin e skajshëm, rajonizmit të prodhimit, si një mundësi paraprake për specializimin, nxjitjes dhe zhvillimit të alternativës kooperuese; rritjes së ofertës dhe të partneritetit të prodhueseve në tergje; integrimit prodhues-përpunues; rritjes së efiçiencës së sistemit të agrobiznesit; rritjes së nivelit të përfitueshmërisë të të gjithë aktorëve që marrin pjesë në sistem.
Në të kundërt të konsideratave të mësiperme, kemi të gjithë argumentat të konkludojmë se politika e mbështetjes së grupeve të prodhuesëve, i kontribuon drejtëpërsëdrejti: rritjes së madhësisë së sipërmarrjeve bujqësore; konsolidimit të fermave; rajonizmit të prodhimit dhe futjen e veprimatarisë së fermave në rrugën e specializimit; nxjitjes dhe zhvillimit të alternativës kooperuese; rritjes së ofertës dhe të partneritetit të prodhueseve në tregje; integrimit më të mirë mes prodhuesve dhe përpunuësve, strategji e cila mundëson faktin që ferma ta ndiejë vehten e saj si pjesë të ndërmarrjes agroindustriale, dhe fermeri, si punëtor të pjesshëm të saj; rritjes së efiçiencës së sistemit të agrobiznesit; rritjes së nivelit të përfitueshmërisë të të gjithë aktorëve që marrin pjesë në sistem.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Në këtë kontekst, ne theksojmë nevojën e stimulimit & mbështetjes me përparësi të grupeve të podhuesëve, në dobi të rritjes së ofertës për agroindustrinë, nxitjes së alternativës kooperuese, stimulimit të punësimit & rritjes së konkurencës.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Konsiderojmë se politikat e deritanishme të mbështetjes individuale të prodhuesëve kanë patur impakte pozitive, por ndërkohë vëren se ato i kanë shërbyer më shumë luftës ndaj varfërisë se sa zhvillimit integral të bujqësisë dhe për më tepër, zhvillimit të industrisë agropërpunuese. Skema më poshtë ofron një ide më të qartë lidhur me këtë problem.
Efekte të politikave mbështetëse
Ndaj dhe ne konsiderojmë se fokusi duhet të jetë mbështetja me përparësi e grupeve të podhuesëve, duke konsideruar përfitmet (cituar më sipër) që do të kishte kjo strategji.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë që mbështetje financiare e drejtëpërdrejtë do të duhet të këtë në fokus grupet e prodhuesëve.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme. Më konkretisht do të specifikonim:
• Konsolidim të fermave të prodhimit.
• Konsolidim të ofertës bujqësore.
• Rritje të ofertës vëndase për industrinë agropërpunuese.
• Më shumë mundësi për rritjen e prodhimit për treg dhe më shumë fuqi tregu.
Politikë mbështetëse për kooperimin në fushën e marketingut (shitje blerje)
Bujqësia, duke qënë e kushtëzuar nga madhësia shumë e vogël e fermave, mbetet akoma mjaft e orientuar drejt plotësimit të nevojave të mbijetesës së familjeve fermere. Kështu, statistikat tregojnë se më pak se 30% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale janë të destinuara për treg.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Në këtë kontekst, ne theksojmë nevojën e stimulimit & mbështetjes me përparësi të politikave që mundësojnë nxitje dhe stimulim të kooperimit horizontal në fushën e marketingut.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Tregëtimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore është ende mjaft i papërshtatshëm, ndërkohë që plotësimi më i mirë i nevojave të tregut me produkte vëndase mbetet një prioritetet themelor. Sipas të dhënave të viteve të fundit, situata e eksportit dhe e importit paraqitet problematike, ku bilanci tregtar i eksport importit tregon një raport prej rreth 1/8.
Bujqësia është një sektor potencialisht eksportues, por përballet edhe me probleme të organizimit të eksportuesve dhe strukturave përkatëse të tregjeve të grumbullimit, magazinimit dhe të industrisë përpunuese, me probleme administrative të kontrollit të cilësisë nga strukturat shtetërore si dhe standartet apo shkalla e pamjaftueshme e zbatimit të ligjit për kontrollin e ushqimeve.
Aktualisht, mundësite e eksportit në Shqipëri për produktet bujqësore janë shumë të kufizuara, kushtëzuar kjo nga dukuri të tilla si:
• Problematika që shoqëron ofertën e furnizimit.
• Problematika që shoqërojnë cilësinë e produkteve.
• Mungesa e lehtësirave të tregëtimit (magazinimit, përpunimit, paketimit të produkteve).
• Niveli i ulët i konkurrueshmërisë në treg të produkteve bujqësore.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Rritja e vëllimit të shitjeve (tregu i brëndshëm dhe për export) do të vijë përmes politikave mbështetëse nga qeveria si dhe përmes rritjes së konkurrueshmërisë së vetë bizneseve. Kooperimi horizontal për këtë do të ishte absolutisht i domosdoshëm, sikundër tregohet dhe më poshtë.
Një alternativë kooperuese në fushën e marketingut
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme. Më konkretisht do të specifikonim:
• Tregje të sigurta për prodhimet dhe inputet bujqësore.
• Rritje dhe konsolidim të ofertës bujqësore.
• Çmime të leverdisëshme në blerje dhe shitje.
• Rritje të ofertës vëndase për industrinë agropërpunuese.
• Më shumë mundësi për rritjen e prodhimit për treg dhe më shumë fuqi tregu.
• Më shumë mundësi për rritjen exporteve.
Rritje e rolit të prodhuesëve në zinxhirin e vlerës
Është fakt i njohur dhe vështirë të kontestohet që roli i prodhuesëve në zinxhirin e vlerës është pothuaj inegzitente, i shoqëruar me të gjitha pasojat që vijnë prej tij, si për prodhuesit ashtu dhe konsumatorët.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Konsideruar këtë problem të rëndësishëm, ne kërkojmë mbështetje që i kontribuon rritjes së pjesmarrjes dhe kontrollit nga ana e prodhuesëve e sa më shumë hallkave të zinxhirit të vlerës përmes, nxitjes së strategjisë së integrimit horizontal (organizimi & funksioni i kooperativave_SHBB)
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se prodhuesit përballet me mjaft dukuri negative, të tilla si: Mungesë prezence dhe kontrolli në zinxhirin e vlerës, nivele të ulta përfitueshmërie, kosto të larta prodhimi, mungesë konkurence etj.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne kërkojmë nxitjen dhe mbështetjen e strategjive të integrimit horizontal, duke synuar që fermerët të vendosen në pozicione të tilla sa ju takon tregjeve të inputeve, tregjeve të produkteve, tregjeve financiare etj, sikundër tregohet më poshtë:
Një alternativë e mirëmenaxhimit të zinxhirit të vlerës
Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme. Sikundër shihet dhe nga skema më sipër, le të përmëndim disa prej tyre:
Përftime ekonomike:
- Më shumë mundësi për tregje të sigurta për shitjen e prodhimeve, sigurimin e inputeve, sigurimin e financimeve etj.t e fermës.
- Rritje dhe përqëndrim të ofertës bujqësore në dobi të agroindustrisë.
- Më shumë mundësi për rritjen e prodhimit për treg.
- Më shumë fuqi tregu.
- Më shumë fuqi dhe kontroll në zinxhirin e vlerës.
- Koordinim dhe sjellje bashkëpunuese mes aktorëve.
- Reduktim të kostove të prodhimit.
- Çmime më të mira për prodhuesit dhe konsumatorët etj.
Përftime politike: