MENU
klinika

Policia nis hetimet

Tritoli trondit Durrësin në mes të ditës

20.03.2019 - 15:22

Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një banesë në Durrës,
por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet Q.H., 54 vjeç.

Sipas të dhënave nga policia sasia e vogël e lëndës  plasëse ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, por nuk pati dëme në persona. 

Policia  raporton se persona të paidentifikuar  kanë hedhur eksploziv në oborrin e banesës së 54-vjeçarit i cili jeton vetëm me gruan. Fëmijët e çiftit  jetojnë prej kohësh  në emigracion.

Deri më tani nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të mundshëm të familjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Transferohen mijëra dosje në kryeqytet

Të gjitha gjykatat e Apelit bashkohen në një të vetme!

"Ndryshon përgjithmonë turizmin në rajon"

Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”

Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

Kush janë ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat