MENU
klinika

La Liga, Java 26

Triumfon Barcelona, rekorde ndaj Real Madrid

02.03.2019 - 22:43

Akoma pa u shuar jehona e fitores së fundit në“El Clasico”, Barcelona ka triumfuar përsëri në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, kësaj radhe 1-0. E katërta radhazi për katalanasit në këtë stadium, një rekord më vete.

Po ashtu, Barcelona kalon Real Madrid me fitoret, tashmë ka 96, kundrejt 95. Pas 87 vitesh katalanasit dominojnë përsëri, për më tepër, duke u afruar edhe me titullin.

Madrilenët kanë luftuar deri në fund, edhe duke përdorur bërrylat (Ramos kundër Messi-t), kanë shkuar disa herë afër golit me Vinicius, edhe sot më i miri në fushë për Real-in, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen e radhës.

Një gol i Rakitic (26′) i ka mjaftuar miqve që të largohen fitimtarë nga “Santiago Bernabeu” dhe të shkojnë 12 pikë larg “merengues” në renditje, ku kryesojnë me 60 pikë. Nuk mbaron me kaq, sepse kjo ka qenë një fitore historike për katalanasit në ndeshjet e luajtura kundër Real Madrid.

Gjithashtu, Barcelona ka shënuar në 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Real Madrid në La Liga, ecuria më e mirë për një ekip në historinë e “Klasikeve” të zhvilluara në këtë kompeticion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN