MENU
klinika

Arsyet

Trump e ftoi në NATO, por Brazili nuk është gati…

24.03.2019 - 11:50

Në një konferencë shtypi me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, Presidenti Trump hodhi idenë e anëtarësimit të kombit të madh të Amerikës së Jugut në NATO.

Së pari, anëtarësimi aktual në NATO është i kufizuar në kombet e komunitetit të Atlantikut të Veriut dhe kjo e diskualifikon Brazilin. Një aleat i madh joanëtar i NATO-s është një kategori partnerësh mbrojtjeje dhe sigurie me disa përfitime lidhur me inteligjencën ushtarake, rritjen e koordinimit dhe rritjen e planifikimit dhe blerjen e pajisjeve ushtarake. Më shumë se 15 vende janë tashmë në atë kategori, përfshirë Izraelin, Egjiptin, Australinë, Zelandën e Re dhe Japoninë.

Ideja e nxitjes së bashkëpunimit më të ngushtë midis Brazilit, një ekonomie globale dhe NATO-s bën sens.

Ky bashkëpunim zvogëlon ngarkesën e NATO-s dhe mbi të gjitha krijon një rrjet të ndërveprimit midis kombeve jo-aleatë që mund të përdoren në të ardhmen.

SHBA, në kundërshtim me Presidentin Trump, nuk mund thjesht të dekretojë që Brazili do të bëhet aleat i aleancës së madhe, por Uashingtoni do të tregohej i zgjuar po ta inkurajonte atë. Do të nxiste programet e sigurisë të secilës palë, dhe do të lejonte kontaktet më të forta në nivelin ushtarak-ushtarak.

Por sugjerimi i Trump për të bërë Brazilin një aleat të vërtetë të NATO-s nuk bën sens. As vetë brazilianët nuk kanë shumë gjasa të duan të bashkohen.

Ka gjithashtu shumë pak mundësi që vendet e tjera të NATO-s të shkatërronin në mënyrë efektive traktatin për të bërë një vend jashtë Atlantikut të Veriut anëtar. Nëse aleanca do të mendonte edhe një ide të tillë, Australia dhe Zelanda e Re do të ishin shumë më përpara Brazilit. Kolumbia, e cila shpenzon një përqindje më të lartë të PBB-së për mbrojtjen sesa SHBA (3.4 përqind) dhe ka qenë një partner i madh i NATO-s, do të ishte një zgjedhje më e mire në Amerikën Latine.

Brazili është një komb me potencial të madh, në të vërtetë. Por sa i përket anëtarësimit në NATO, jo.