MENU
klinika

Postimi

Tuna konfirmon sëmundjen, tregon vështirësitë

16.03.2019 - 13:59

Këngëtarja kosovare Altuna Sejdiu prezantoi më 8 mars albumin e saj të ri “Fortuna”, ndërkohë që vetëm një ditë para tij u mësua se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. 

Për Tunën marsi deri tani ka qenë një muaj sa me arritje, aq edhe me probleme shëndetësore.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë këngëtarja duke postuar ne Instagram një foto duke bërë serum, ndërkohë që pranë saj ishte edhe bashkëshorti Patris Berisha.

Më tej këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të këngës “Fortuna”.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkruan Tuna.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi