MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Turqia na mposht edhe ekipin Shpresa

23.03.2019 - 21:23

Edhe Kombëtarja U-21 e ka nisur fazën kualifikuese të Evropianit me humbje, pasi është mposhtur 1-2 nga Turqia në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Bushit bënë një ndeshje të shkëlqyer, por u ndëshkuan në dy momente shpërqendrimi. Fillimisht, sulmuesi turk Jëllmaz shënon me një goditje me kokë në minutën e 10’ të takimit, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtësve kuqezi.

Megjithatë, Shpresat vazhduan të bënin lojën e tyre dhe të rrezikonin shpeshherë portën e kundërshtarit. Tentativat u shpërblyen, pasi në minutën e 21’, Tafa barazon gjithçka.

Një krosim nga Kallaku shfrytëzohet mjaft mirë nga qendërmbrojtësi, i cili shënon me kokë nga një distancë e afërt. Pjesa e parë foli vetëm për kuqezinjtë tanë, që vazhduan ritmin edhe në fillimin e pjesës së dytë.

Raste nuk munguan, por nuk arritën të konkretizonin me gol. Me kalimin e minutave, Turqia mori në kontroll lojën dhe arriti të shënojë sërish, me anë të kapitenit Ozçan në minutën e 78’.

Deri në fund të takimit, kuqezinjtë e Alban Bushit u munduan të shmangnin humbjen, por Turqia u mbrojt mirë dhe mori një fitore të vyer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN