MENU
klinika

Çfarë tha?

U shkarkua nga Haradinaj, reagon zv.ministrja

26.03.2019 - 09:51

Ditën e djeshme, Vesna Mikiç zv.ministre e Drejtësisë u shkarkua nga kryeministri Haradinaj pas deklaratave kundër NATO-s.

Pas këtij shkarkimi në një reagim zyrtar për mediat në Kosovë, Mikiç është shprehur se do të shkojë sot në punë e do të kërkojë një zgjidhje personalisht për këtë inspektim.

“Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, mësohet të ketë thënë ajo.

Kujtojmë që Mikiç tha dje se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.