23.03.2019 - 21:31
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar sot 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në 24 marsin e vitit 1999.
Thaç deklaron se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, ishin veprimet kryesore që çuan në kapitullimin e regjimit të Millosheviçit.
Presidenti gjithashtu u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ndaloi spastrimin etnik të popullsisë së pafajshme shqiptare.