MENU
klinika

Ironizoi Simeonen

UEFA hap hetim për festimin e Ronaldos?

14.03.2019 - 12:04

Juventus përmbysi Atletico Madridin falë tregolëshin të Cristiano Ronaldo-s, që ishte heroi i mbrëmjes në Champions League, duke u dhënë bardhezinjve kualifikimin për në fazën tjetër.

Në fund, ylli portugez duket se ekzagjeroi paksa me gjestet në festimin pas ndeshjes, teksa ia ktheu me të njëjtën monedhë, trajnerit të Atletico-s, Diego Simeone.

Argjentinasi në ndeshjen e parë në Madrid, festoi në një mënyrë ofenduese ndaj tifozerisë italiane, duke nxitur edhe irritimin e lojtarëve të Juventus.

Mirëpo, diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e UEFA-s, e cila nëpërmjet pamjeve televizive pritet të hapë një hetim ndaj Ronaldos.

Megjithatë, duke parë precedentin me trajnerin Simeone, i cili për të njëjtin veprim u ndëshkua me gjobë, duket se edhe 34-vjeçarin e pret e njëjta masë ndëshkimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN