Ai nuk po luan prej më shumë se një muaji e pak, por gjithsesi, është bërë objekt hetimi. Zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar fillimin e hetimeve ndaj Neymar, pas eliminimit të PSG nga Manchester United.
Kjo lidhur me deklaratat ofenduese të brazilianit, ndaj arbitrit dhe asistentëve të tij, në ndeshjen e kthimit të përfunduar me fitoren 1-3 të “Djajve të Kuq”.
Këta të fundit, u kualifikuan për në çerekfinale falë numrit të golave të realizuar në fushën kundërshtare, ndonëse rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.
Neymar e konsideroi të turpshëm vendimin e arbitrave për të akorduar atë penallti në përfundimin e ndeshjes, madje duke vënë në diskutim autoritetin e zyrtarëve të VAR.
Braziliani u tërbua me vendimin e arbitrit që akordoi atë 11-metërsh vendimtar në eliminimin e francezëve dhe nxorri të gjithë tërbimin e tij në “Instagram”.
Sipas “The Guardian”, Neymar shkroi: “Kjo është e turpshme, ata përcaktojnë katër persona që nuk dinë asgjë nga futbollit, për të parë përsëritjet për VAR. Nuk është e mundur!!! Si duhet ta mbajë një futbollist dorën e tij pas shpine. Shkoni në të sëmës”.