MENU
klinika

Sa do të kushtojnë për Maqedoninë?

Ulje e vazhdueshme e votës së diasporës

21.03.2019 - 13:12

Po vërehet një ulje e madhe e diasporës në zgjedhjet presidenciale, kështu që numri përfundimtar i shtetasve që do të kenë të drejtën e votimit në përfaqësitë diplomatike konsullore është 17182 persona, gati 0.1% e trupit votues, duke marrë parasysh se Lista Zgjedhore numëron 1.8 milion votues.

Para 20 prillit në diasporë duhet të shkojnë 256 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të Këshillave Zgjedhor, si dhe përfaqësues të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe Lëvizjes Besa, përkatësisht partitë më të mëdha opozitare dhe ato në pushtet.

Përveç tyre, në proces do të marrin pjesë edhe nga dy të punësuar nga përfaqësitë diplomatike konsullore.

Duke marrë parasysh se votimi është në dy rrethe, vlerësimet janë se zgjedhjet jashtë shtetit do të kushtojnë nga 350.000 deri në 500.000 euro.

Vendosja e votimit të diasporës për herë të parë u realizua në zgjedhjet e kuvendit në vitin 2011, e ndërkohë vihet re një ulje e vazhdueshme e votës së diasporës.

Ndërsa në referendumin për emrin kanë votuar gjithsej 2.694 votues në 33 përfaqësi diplomatike konsullore.