MENU
klinika

Vëllezërit Xhaka

Urimi special i Granitit për Taulantin

28.03.2019 - 10:17

Të dy kanë qenë protagonistë në fushë këtë javë, Graniti me Zvicrën si kapiten, madje duke shënuar një supergol, ndërsa Taulanti më Kombëtaren shqiptare, duke fituar në Andorra.

Sot Taulant Xhaka mbush 28 vjec dhe Granit Xhaka ia ka uruar ditëlindjen vëllait të tij me një postim prekës në llogarinë e tij në Facebook.

“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë, andaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mua dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote.

Të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në punë/mësime! Të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti, të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindjen vëllai im!” – shkruan Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Respekti për golat e shqiptarëve

“Shqiponja” zgjidhet simboli i vitit në Zvicër