MENU
klinika

Kombëtarja

Uzuni: Detyrë të fitojmë me Andorrën

23.03.2019 - 14:01

Pavarësisht shkarkimit të Christian Panuccit, Kombëtarja shqiptare ka vijuar programin, duke u bërë gati për ndeshjen e ditës së hënë, ndaj Andorrës në transfertë.

Sot në konferencën për shtyp ka dalë Myrto Uzuni, teksa ka folur për humbjen që Shqipëria pësoi dje ndaj Turqisë në Shkodër.

Uzuni u shpreh se Shqipërinë e penalizoi mungesa e finalizimit, ndërkohë që pranon se në Andorra duhet patjetër fitore.

“Dje kemi bërë pjesë të parë të mirë, por na penalizoi fakti që nuk arritëm të finalizonim në momentet e fundit. Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush hyn në fushë, natyrisht që ka për të luajtur.

Luanim në shtëpi dhe falënderoj tifozët se ishin të shumtë. Goli i dytë na penalizmi shumë. Luanim në shtëpi dhe na duhej patjetër një rezultat pozitiv.

Për këtë fanellë jam i gatshëm të luaj kudo dhe nuk ka rëndësi pozicioni. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në qendër të sulmit prandaj nuk e kam problem.

Bëmë një hap fals dje dhe na duhet me patjetër një fitore në Andorra, pasi nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës. Duhet të jemi më të koncentruar dhe të jemi më mirë psikologjikisht.

Në mëngjes e mësuam që Panuçi u largua. Mendoj se nuk ka mbaruar asgjë. Ishte vetëm një ndeshje dhe kemi detyrim që të fitojmë” – u shpreh Uzuni, një nga më aktivët mbrëmë ndaj Turqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN