MENU
klinika

Në rrugën e babait...

Vajza e balerinit shqiptar po shkëlqen në Itali

09.03.2019 - 18:21

“Bëmë baba të të ngjaj”, kjo shprehje gjen vend te balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqirit dhe vajza e tij Emily, e cila po ecën në hapat e babait të saj.

Emily Shaqirit duket se ka trashëguar talentin artistik të të atit. Ajo është protagonistja e grupit “Miracle Tunes”, seritë e këtij grupi artistik po shfaqen edhe në Mediaset.

Emily në këtë seri televizive luan rolin e një luftëtareje, e cila synon të shpëtojë botën nga e keqja dhe ligësitë përmes kërcimit, këngës dhe muzikës. Për ta realizuar këtë mision, Emily bashkë me dy pjesëtaret e tjera të grupit përdorin fuqinë e gurëve të çmuar të muzikës.

Ilir Shaqiri

“Miracle Tunes” ka krijuar mijëra fansa në radhët e adoleshentëve dhe të rriturve në Itali dhe Evropë, që prej ditës së parë kur ato u shfaqën në transmetimet televizive në Itali.