MENU
klinika

Kërkon një tjetër mandat

Veliaj: Kush na ka inat, kështu na paftë për natë!

23.03.2019 - 12:35

Hapet sesioni i dytë i Kongresit Socialist, në sheshin “Nënë Tereza”.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duke mbajtur fjalën ftoi të gjithë të bashkohen me PS dhe falenderoi “miqtë demokratë”

“Të gjithë miqve demokratë u them keni bërë gjënë më të mirë. E ndjej zhgënjimin tuaj, Mirëse erdhët në familjen tonë. Ndihuni si në shtëpi. Kjo është Tirana jonë. Kush na ka inat kështu na paftë për natë!.”

veliaj-konica.al_
veliaj-konica.al_

Veliaj hodhi poshtë fjalet për diversion me Ramën.

“U përpoq të bëhet diversion, dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa dhe e vetmja shpresë është që të zihemi ne. Më vjen keq tju them por unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë dhe më të fortë se kurrë për të çuar përpara Tiranën dhe ai Shqipërinë në familjen europiane”