Ashtu sikurse edhe është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë sot mandatet për 4 kandidatët e LSI-së për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Kuvend pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.
Katër kandidatët që të premten dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ janë:
Ylli Shehu, i cili në qarkun e Tiranës zëvendëson Floida Kërpaçin.
Edmond Rrushi, zëvendëson mandatin e Endrit Braimllarit.
Aurora Mare do të marrë mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Dibër.
Enver Roshi do të marrë mandatin e lënë nga Edmond Haxhinasto në Elbasan.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme do të bëhet regjistrimi si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” dhe “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019