MENU
klinika

Përfshirja e femrës në pozita të larta

Vetëm 1 nga 3 menaxherë në BE është grua

07.03.2019 - 14:31

“Dita e Gruas” është shumë pranë dhe ajo çfarë vihet re është se përfshirja e gruas çdo vit e më shumë është e ulët.

Në Bashkimin Europian referuar të dhënave të publikuara nga Eurostat mund të themi se rreth 9.4 milionë persona mbajnë një pozitë drejtuese, ku 64% e të gjithëve janë burra (6.0 milionë burra).

Ndërkohë përsa i përket femrave janë vetëm 3.4 milionë femra, pra vetëm 36%.

Femrat përbëjnë pak më shumë se një e katërta e anëtarëve të bordit të kompanive publike të listuara në BE (27%) dhe për më pak se një të pestën e drejtuesve të lartë (17%) në vitin 2018.

Me fjalë të tjera, edhe pse përfaqësojnë përafërsisht gjysmën e të gjithë të punësuarve në BE, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në mesin e menaxherëve.

Ky informacion është publikuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Gruas”.

Menaxherët janë kryesisht gra vetëm në Letoni

Pjesa më e madhe e grave midis pozicioneve drejtuese regjistrohet në Letoni (56%), i vetmi shtet anëtar i BE-së, ku gratë janë shumicë (56%) në këtë profesion.

Letonia pasohet nga Bullgaria dhe Estonia (të dyja 49%), Polonia dhe Sllovenia (47%), Hungaria (43%), Lituania dhe Suedia (të dyja 42%), Irlanda (41%) dhe Sllovakia (40%).

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në anën tjetër të shkallës, gratë përbëjnë më pak se një të tretën e menaxherëve në Luksemburg (15%), e ndjekur nga Qipro (23%), Çekia, Danimarka, Italia dhe Holanda (të gjitha 29%), Gjermania (30%), si dhe Greqia
dhe Austria (të dyja 32%).

Në nivel të BE-së, rreth një e treta (36%) e menaxherëve janë gra. Kjo pjesë ka mbetur e qëndrueshme që nga viti 2012.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të bordeve femra në kompanitë më të mëdha publike regjistrohen në Francë (44%), pasuar nga Italia dhe Suedia (të dyja 36%), Finlanda (35%) dhe Gjermania (34%).

Në anën tjetër të shkallës, gratë përbëjnë më pak se një të pestën e anëtarëve të bordit në Estoni (8%), Greqi (9%), Maltë (10%), Qipro, Lituani dhe Rumani (11%), Luksemburg (13%), Çekia (14%), Bullgari dhe Hungaria (15%), Kroacia (17%), si dhe në Irlandë (19%).

Në nivel të BE-së, pak më shumë se një e katërta (27%) e anëtarëve të bordit janë gra. Gjatë pesë viteve të fundit, kjo pjesë është rritur me 9 pikë përqindjeje (18% në vitin 2013).

Pjesa më e madhe e drejtuesve të lartë femra në Lituani

Midis Shteteve Anëtare të BE-së, gratë përbëjnë më shumë se një të katërtën e drejtuesve të lartë në listën më të madhe të publikuar.

Në vend të parë janë kompanitë në Lituani (28%), pasuar nga Bullgaria dhe Letonia (të dyja 27%), si dhe në Rumani (25%).

Në anën tjetër të shkallës, pjesa më e ulët e drejtuesve të lartë femra regjistrohet në Austri (5%), Çekia (6%), Itali (9%), Portugalia (10%), Danimarka (11%), Luksemburgu, Hungaria dhe Polonia (të gjitha 13%) Gjermani dhe Spanjë (të gjithë 14%), dhe në Qipro (15%).

Në nivel të BE-së, më pak se një e pesta (17%) e drejtuesve të lartë janë gra; duke u rritur me 5 pikë përqindje krahasuar me pesë vite më parë (12% në 2013)./ E.S