MENU
klinika

Po regjistrohej një videoklip

Vetëvritet gjatë xhirimeve aksidentalisht

25.03.2019 - 15:37

Vetëm një javë pasi Justin Carter arriti të realizonte këngën e tij të fundit, 35-vjeçari amerikan u vetëvra pas të shtënave aksidentale me një armë zjarri gjatë realizimit të një tjetër videoklipi në apartamentin e tij.

35-vjeçari Carter u vra në banesën e tij në Woodlands, një zonë në veri të Hjustonit.  Ai po xhironte një videoklip në banesë të shtunën e 16 marsit.

Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për  Fox News se një armë që mbante në xhep shenjoi në cep të syrit të tij.

Ndërkohë artisti nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të ndërmerrte turneun e tij të parë në 10 shtete.

Deri më tani nuk janë vënë në dispozicion detaje të mëtejshme rreth vdekjes së Carter .