MENU
klinika

Ndëshkimi

Video/ 6 çifte rrihen publikisht për lidhje jashtë-martesore

08.03.2019 - 11:14

Lidhjet jashtë-martesore, janë ndëshkuar në historinë e njerëzimit me dënime nga llojet më të ndryshme, nga më normalet e deri në ato më të ashprat.

Duke u trajtuar si një nga pikat e rëndësishme të kanuneve, apo rregullat e komuniteteve të krijuara më herët e deri në ligjet e shteteve të sotme.

Videoja që do të ndiqni më poshtë, mësohet të ketë imazhe nga Indonezia, ku gjashtë çifte janë rrahur publikisht në provincën konservatore Aceh, të akuzuar për marrëdhënie jashtë-martesore.

Dymbëdhjetë personat u arrestuan në fund të vitit të kaluar, gjatë një bastisje në një hotel në kryeqytetin e provincës.
Grupet e të drejtave të njeriut, e kanë konsideruar aktin si mizor dhe presidenti i vendit Joko Widodo, ka bërë thirrje ti jepet fund kësaj praktike.

Por kjo gjë gëzon një mbështetje të gjerë në mesin e shumicës myslimane të Aceh-ut.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin