MENU
klinika

Vlerësohet pozitivisht

“Ktheju Tokës” si fabula e serialit “Game of thrones”

28.03.2019 - 15:04

Komentet pozitive për këngën dhe klipin e “Ktheju tokës” nuk kanë të ndalur! Këtë herë ishte faqja zyrtare e komenteve të Eurovision “Wiwibloggs” që i dha të gjitha meritat e mundshme këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Tel Aviv.

 

Djemtë, përveç vokalit të Jonidës, kanë komentuar pozitivisht mbi klipin e realizuar e madje e kanë krahasuar me fabulën e serialit të famshëm “Game of thrones” dhe Jonidën me Daenerys Targaryen, nënën e dragonjve.

 

Ashtu si të gjithë ne, edhe ata mezi presin vazhdimin në skenën e madhe të Eurovision, pasi fundi i klipit na le gjithçka të hapur çka kuptohet nga fjalia përmbyllëse “To be continued”.

Vlen të theksohet se kënga ka marrë me qindra komente pozitive edhe nga dëgjues të huaj, përfshi edhe konkurrentë që marrin pjesë në këtë kompeticion.