MENU
klinika

Taktika e çuditshme që përdorën

Vidhet karburanti në Elbasan, arrestohen autorët

11.03.2019 - 13:50

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoxhaj ku është vjedhur gjatë natës një karburant në aksin Elbasan-Peqishtë , ndërsa janë arrestuar dy autorët.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Dervish dhe Meridian Hoxha.

Karburanti ishte në pronësi të Zija Hoxhës. Ndërkohë mësohet se autorët janë banorë të zonës dhe kanë përdorur një taktikë të pazakontë për të vjedhur.

Njëri prej tyre  ishte duke folur me bashkëshorten e pronarit në mënyrë që të shkëpuste vëmendjen nga veprimet e personit tjetër i cili ishte duke marrë paratë.