MENU
klinika

"La Bamba"

Vit i suksesshëm për reperin nga Gjilani

15.03.2019 - 11:18

Reperi i talentuar gjilanas ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti videkolipin e ri të këngës ‘La Bamba’.

Kjo këngë është publikuar më herët prej tij por  pa videoklip dhe kishte arritur afërsisht 1 milionë klikime.Pasi kënga është pëlqyer  në masë nga fansat e reperit, ai ka vendosur ta sjellë atë tani të shoqërruar edhe videoklip.

Ka qenë vetë këngëtari që nëpërmjet profilit të tij në Instagram ka paralajmëruar adhuruesit e tij se të dielën do të publikohet klipi i këngës ‘La Bamba’.

Kjo këngë vjen pas asaj që Kastro ka publikuar më herët  ‘Abi abi selam’, këngë që është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e muzikës së tij dhe ka qenë tepër e dëgjuar.

Kastro ka qenë tepër aktiv gjatë  muajve të fundit duke publikuar çdo muaj nga një këngë te shoqëruar secilën prej tyre edhe me klipin përkatës.

Pas këngëve që janë shëndrruar në hite, duket se reperi e pret një verë shumë e nxehtë me shumë mbrëmje ku atij do ti duhet të dhuroj adrenalinë në shumë pube me të cilat ai ka filluar të mbyll kontrata që tani.