MENU
klinika

" S'kishte si të ndodhte ndryshe ..."

Vjen reagimi i Aurela Gaçes për albumin e Tunës

22.03.2019 - 16:03

Para disa ditëve Tuna solli albumin e saj të rri “Fortuna”, të përbëhet nga 7 këngë.

Menjëherë pas publikimit të tyre pati shumë reagime në rrjetet sociale nga kolegë të këngëtares por edhe dashamirës të muzikës dhe fansa të saj.  Ndër shumë të tjerë, Aurela Gaçe i dedikon një koment punës së Tunës. 

Ajo ka publikuar foton e saj në Insta Story dhe përbri saj shkruan:

Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferentë e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.- ka shkruajtur Aurela.